4.5 C
Tirana

Keni për të shitur apo blerë makinë? DPSHTRR ka një njoftim të rëndësishëm për ju

Date:

Share:

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë blerë ose shitur makinë dhe nuk kanë bërë kalimin e pronësisë, se kanë afat deri në 02 mars 2020, në të kundërtën do të gjobiten.

Burime zyrtare konfirmojnë se pas datës 2 mars do të aplikohet masa e gjobës që vijon nga 10,000 – 40,000 Lekë sipas vonesës, teksa DPSHTRR ka sqaruar edhe procedurat që duhet të bëjnë dy palët.

“Keni shitur një mjet dhe vijon të mbetet në emrin tuaj ndërsa e përdor blerësi? KUJDES! Ky mjet mund t’ju ngarkojë me detyrime nëse blerësi nuk paguan taksat, nëse nuk paguan gjobat brenda apo jashtë vendit! Mund të keni probleme nëse ky mjet përdoret për krime apo nëse shkakton dëme/fatalitete! Keni blerë një mjet dhe nuk e keni kaluar në emrin tuaj? KUJDES: Ky mjet mund t’u bllokohet apo konfiskohet nëse shitësi ka detyrime ose debi ndaj të tretëve! Ju do të përballeni me gjoba për vonesën e kalimit të mjetit në emrin tuaj! Shitësa e blerësa! Rregulloni pozicionin tuaj në lidhje me mjetin!

Për ju, për sigurinë rrugore, për DPSHTRR, për ligjin, DUHET: Shitësi të deklarojë mes dokumenteve, faktin e aktit të shitjes, pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! Blerësi të regjistrojë në emrin e vet (individ/subjekt) mjetin pranë DPSHTRR (Drejtoritë Rajonale)! Deri në 28.02.2020 nuk do aplikohet gjoba që parashikon Kodi Rrugor, 10,000 – 40,000 Lekë sipas vonesës! Nga data 02.03.2020, do aplikohet gjoba ndaj çdo regjistrimi të vonuar kalimi pronësie!, bën me dije DPSHTRR.

DPSHTRR thekson se procedurat e kalimit të pronësisë së mjetit bëhen në sportelet e institucionit pas noter, në mënyrë të menjëhershme ose 1 Stop Shop.

Për gjithë ata që planifikojnë shitjen-blerjen, DPSHTRR ofron shërbimin e lehtësuar të kalimit të pronesisë së mjetit direkt në sportelet tona – pa Noter – 1 Stop Shop” shkruhet në njoftimin zyrtar të DPSHTRR.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Nuk i lejonte të lëviznin, i thoshte do t’ju pres..” Dhunoi dy fëmijët e tij të mitur live në TikTok, vjen dëshmia tronditëse e...

Në emisionin me “Zemër të Hapur” u trajtua rasti i Artan Berishës, i cili dhunon dy fëmijët e tij të mitur në live-t e...

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.