Sot pasdite (e shtunë dt.19) dhe nesër (e diel dt.20), priten reshje
të dobëta. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe
Gjirokastër, priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare. Në qarkun
e Vlorës, reshjet mund të jenë në formë shtrëngate (me kohëzgjatje të
shkurtër).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në Veri-Lindje, të cilat mund të zbresin deri në kuotën 600 m.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 2 / 6 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë dt.19) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e diel dt.20), era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në pjesën jugore të vendit.