Jo vëtëm me protesta, Lulzim Basha: Ja si do ta rrëzojmë Ramën!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi se Partia Demokratike është e vendosur ta rrëzojë Edi Ramën dhe modelin e tij të qeverisjes e për këtë, theksoi Basha, ka vetëm një mënyrë.

“Një pushtet i ardhur me mbështetjen e krrimit është kriminel dhe situata që po kalojmë sot është e një pushtetit të ardhur nga krimi, – tha Basha në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së. – Unë e di se për të gjithë këto që kam folur njerëzit duan një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi madhor, të shpejtë dhe të thjeshtë.


Nëse ka ndonjë pyetje që ndeshem përditë është “Kur do ta rrëzoni Ramën? Si do ta rrëzoni Ramën?” dua të jem i qartë. Unë jam i bindur si dhe gjithsecili prej jush këtu, duam ta rrëzojmë tani.

Dhe kjo mund të bëhet e të arrihet vetëm me një mënyrë: Duke bërë njerëzit për vete, duke iu ngjallur atyre besimin tek ne, duke i sjellë ata rreth nesh.

Sa më shumë shqiptarë të bashkohen rreth nesh, aq më shpejt do ta rrëzojmë këtë regjim, aq më shpejt do ta shporrim Edi Ramën.

Ndaj zgjidhjen kryesore të problemit Rama e gjejmë tek zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Njerëzit janë të zgjuar dhe dinë ta dallojnë politikanin e vërtetë nga përçmuesi dhe arroganti. Një nga arritjet e këtij Këshilli janë pikërisht njerëzit e propozuar përmes nëj procesi transparent.

Ky regjim duhet të marrë një goditje vendimtare. Është e sigurtë që ky regjim ka rënë, sepse nuk përfaqëson më asgjë, vetëm një interes personal të Edi Ramës në funksion të grabitjes. Njerëzit nuk kërkojnë vetëm largimin e këtij njeriu, por të një modeli. Modelin nuk do ta shpikim, sepse është modeli i Europës.

Por, së pari na pret beteja për të udhëhequr protestat popullore për të rrëzuar modelin e Edi Ramës. PD-ja do të udhëheqë këtë betejë.”

- Advertisement -

Fëmijëria e humbur e Mihalit: Babai i alkoolizuar më shkatërroi familjen

Mihali nuk arrin dot ta cilësojë fëmijërinë e tij si të lumtur. Në rrëfimin e tij për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E...

Gazetari humb jetën ditën e sotme, vëllai i tij bën postimin prekës për të..

Gazetari i njohur sportive, Saimir Demi, ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga vëllai i tij, Enkel Demi. Gazetari i...

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në moshë të re gazetari i njohur

Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare. Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.