Kengetarja Fjolla Morina reagon për herë të parë: Fajet e mia i marr vetë mbi supe, por mos shkatërroni familjen e një njeriu tjeter..

566
0

Para disa ditesh kengetarja Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy arme me vete dhe sot këngëtarja reagon për herë të parë për ngjarjen.

34-vjeçarja ndodhet në ‘arrest shtëpie’ në një banesë në Kukës, ndërsa postimi i saj lidhet me lajmet që qarkullonin në media se ishte në një lidhje me biznesmenin Fisnik Syla, i cili u arrestua bashkë me të në kufirin e Morinës pasi udhëtonin bashkë për në Shqipëri. Në portale shkruhej se ky i fundit, pronar i një rrjeti hotelesh në Belgjikë, i kishte blerë këngëtares edhe Audin Q7 luksoz.

Fjolla ka hedhur poshtë zërat, ndërsa bën thirrje që të mos përfshihen në këtë ngjarje njerëzit që janë familjarë.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë s’i dija…Por të shkruani me emër dhe mbiemër dike, i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë’, shkruan Fjolla Morina.