Kengetarit shqiptar Ermal Meta i ndodh e papritura: “Më fryhen pjesë të fytyrës dhe kokës”

319
0

Frikë për Ermal Metën i cili përmes kanaleve të tij sociale ka ndare lajme të këqija për fansat. “Për disa ditë më janë fryrë pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës. Fillimisht mendova se mund të ishte një goditje ajri, por nuk është ashtu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot në mëngjes njësoj”, ka shkruar Këngëtari në një storie në Instagram.

Pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore, Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë. “Me ngurrim – vazhdon – jam i detyruar të anuloj takimet pasi më duhet të hetoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën. Më vjen shumë keq. I kërkoj falje organizatorëve të ngjarjeve dhe fansave. Shihemi së shpejti.” .

Kantautori me origjinë shqiptare ka publikuar më pas dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë dhe fytyra e Metës të provuar nga situata./shqiptari.net/