Rama jep lajmin e mire për pensionet, pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë

202
0

Rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë pas arritjes së një marrëveshje teknike mes Shqipërisë dhe Italisë, për pensionet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili bën të ditur se të dy vendet sapo kanë përfunduar nogocimin Teknik të marrëveshjes për pensionet.

“Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”,- informon kryeministri Rama.