Të premten në mbrëmje në emisionin “Hell’s kitchen”, hyri edhe një konkurrente e re. Sokoli teksa po përgatiste pjatën e vetë, kërkoi të ndihmonte edhe konkurenten e re Albinën. Një gjë e tillë nuk i pëlqeu shef Renatos. Disa sekonda para se pjata të ishte gati për t’u servirur, Renato e hodhi atë.

Sokoli thote se i bëri vend Albinës meqënëse se rizoto dont shumë kohë.
“Duke e ditur si më pritën mua djemtë, e dija si e kanë pritur edhe atë vajzat. Pjata ime ishte krejt në fund, pak sek kishte dhe Renato e hodhi. Ok, ta gjejë shefi tani pjatën, s’bëj më, s’më intereson”, tha Sokoli.
Pasi shef Renato i hodhi pjatën, Sokoli u nxeh dhe debatoi me shefin.

Sokoli: Vazhdo, vazhdo vazhdo…
Renato: As nuk më intereson fare, mos më thuaj mua vazhdo ti
Sokoli: Po ça faji kisha unë
Renato: Vajzat e kanë vendin atje
Sokoli: Pjata ime ishte në sekondat e fundit
Renato: Vajzat e kanë vendin atje po të them, në rregull? E more vesh?
“Po shef”, iu përgjigj Sokoli dhe e preku në shpatull. “Kë prek me dorë ti more?”, iu kthye Renato.
Renato: Dil përjashta
Sokoli: S’du, kam për të bërë pjatën
Renato: Dil përjashta

