Katër lëkundje të njëpasnjëshme shënohen në Itali, banorët dalin në rrugë

823
0

Prej disa ditësh, në Itali janë shënuar herë pas here lëkundje tërmetesh.

Në Benevento, në Itali, u shënuan të paktën katër tërmete nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit të së hënës, më i forti 3.4 Rihter.

Të shqetësuar, shumë njerëz kanë dalë nëpër rrugët e vendit.

Lëkundja e parë është regjistruar në orën 9.06, 3.4 Rihter, e dyta dy minuta më vonë 3.2 Rihter. Ndërsa tërmeti i tretë dhe i katërt janë regjistruar në 9.52 dhe 9.53, 3 dhe 3.4 Rihter.

Autoritetet lokale vendosën të mbyllnin shkollat dhe ndërtesat publike ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për dëme.