Kaq ishin ditët me diell? Mësoni parashikimin e motit per ditën e sotme

152
0

Vendi ynë gjatë ditës së sotme  do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shepjtësi deri në 7-10m/s.

Temperaturat parashikohen : në zona malore 4 deri 22°C,në zona e ulëta 4 deri 27°C ,në zona bregdetare 11 deri 26°C