6.5 C
Tirana

Kandidate për deputete në Itali, Likmeta: dua te bëhem zëri i shqiptarëve në Itali

Date:

Share:

Anita Likmeta është zyrtarisht kandidatja e parë shqiptare për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 shtator.

 Likmeta në një komunikim për mediat, shprehet se kandidatura ka qenë jo e pritshme dhe se kandidon për tre rajone.

“Është një kandidaturë që faktikisht nuk e prisja, ndodhi qe qeveria Dragi ra, dhe mua mu propozua për të kandiduar. Thashë pse jo, është një momenti i veçantë për vendin dhe është e domosdoshme që të ketë një ndryshim politike, sidomos në kohën që po jetojn Italia.


Jam ndër kandidatet kryesore, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike.

Tematika e fushatës time janë gratë, të rinjtë, inovacioni teknologjik dhe shkollat.”


Likmeta thotë se synimi i saj është të bëhet zëri i shqiptarëve në Itali.

Sipas saj, pas 31 vitesh, komuniteti shqiptar, i dyti për nga numri në Itali, ka mundësinë të ketë një zë institucional përfaqësues.


“Kjo është një fitore për një shqiptar. Këtu, komuniteti shqiptar nuk ka pasur kurrë një përfaqësues. Duhet të presim për të folur për rezultatet, është shumë herët tani, por fushata shkon shumë mirë.

Po flas me komunitetin shqiptar në Itali. Ne jemi një komunitet i madh. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Shqiptarët meritojnë të kenë një zë që flet për ata.


Mendimi im është që të bëhem zëri i shqiptarëve këtu, është betejë e madhe, sepse shqiptarët nuk kanë pasur një zë të tyre, një përfaqësim institucioni, dhe besoj ka ardhur koha që pas 31 vitesh, të kemi një përfaqësues tonin.”

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

NË PIKIATË/ Çfarë po ndodh sot me kursin e këmbimit? Ja me sa po blihet euro dhe dollari..

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, dollari amerikan blihet me 90.8 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...

Pensionet në Itali/ Sa vite punë duhet të keni për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

U votua në parlamentin italian, si do të veprohet me pensionet e shqiptarëve në Itali

Admirim Sada tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka një muaj që ka ardhur në Shqipëri për të mbledhur vitet e punës...

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.