Kaos në portin e Vlorës/ Trageti vjen 6 orë me vonesë, mes dhjetëra qytetarëve që presin fëmijë dhe të moshuar

244
0

Porti i Vlorës është pushtuar nga kaosi ditën e sotme pasi trageti i linjës së Brindisit ka ardhur plot 6 orë me vonesë.

Sipas informacioneve mësohet se kjo pritje për orë me radhë ka krijuar lodhje dhe indinjim të qytetarëve që presin në port, ku mes tyre ka të moshuar edhe fëmijë.

Bëhet e ditur se shkak i kësaj vonese është fluksi i madh i udhëtarëve. 

Kujtojmë se në këtë periudhë të vitit tragetet janë të tej mbushur, teksa kushtet e ofruara janë skandaloze ku udhëtarët shpesh detyrohen të flene në shesh apo në shkallët e hapësirave të brendshme të tragetit.