Kamioni me dozat e para të vaksinës anti-Covid mbërrin në Itali

292
0

Kamioni me 9,750 dozat e para të vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer-Biontech i destinuar për Italinë ka mbërritur nga Belgjika në pikën kufitare austriako-italiane, Brenner.

I shoqëruar nga karabinierët, automjeti tani do të drejtohet për në spitalin “Spallanzani” në Romë, ku do të kryhen vaksinimet e para.

“Unë besoj se ata që kanë përgjegjësi politike sot, duhet të ndiejnë të drejtën të thonë, pa nëse dhe por, kush do te vaksinohet. Me të vërtetë më duket minimumi, e them me bindje”, – deklaroi kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, duke përsëritur se ai do të vaksinohet “sa më shpejt të jetë e mundur me kënaqësi  dhe duke qenë mbi 60 vjeç, ndoshta do të më ndodhë edhe më herët se për të tjerët.

“Çështja është se realisht besoj se vaksinimi për të gjithë do të zgjasë shumë muaj, kështu që ne nuk duhet të mashtrojmë veten se gjithçka do të jetë mirë në pranverë”, – shtoi ai.