Skip to content

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

    Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq.

    Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.

    Gjatë përplasjes, ish-banorit të “Big Brother VIP”, u ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë.

    Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales, nuk u ndalën.

    Kujtojmë që Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave.