Në të shumtën e rasteve heronjtë e vërtetë janë njerëzit e zakonshëm, ata që kanë një profesion të thjeshtë, por një zemër të madhe.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se si një kamarier i një restoranti në Tiranë i shpëton jetën një klienteje, turiste nga Spanja.
Kamarieri kreu atë që quhet “Manovra Heimlich” ku dy duart bëhen grusht dhe vendosen poshtë kraharorit të personit të mbytur, në pjesën e stomakut. Më pas Personi ngrihet peshë duke shtyrë grushtin në drejtim të kraharorit.
Ajo ishte duke u mbytur pasi i ngeli ushqimi në fyt duke drekuar dhe kamarieri ka ndërhyrë menjëherë për ta shpëtuar. Fatmirësisht, për pak sekonda, klientja filloi të ndihej mirë dhe e falenderoi kamarierin.
Video nga JOQ Albania: