“Kam lënë Green Pass-in në makinë” Le gruan dhe fëmijët me policinë dhe ia mbath me vrap

222
0

Duke shpresuar se do t’ia hidhte paq pas gjysmë ore, ai dërgoi një mik për të marrë pjesën tjetër të familjes. Por padyshim që kjo strategji nuk i doli me sukses… Në Mantova të Italisë, gjatë një kontrolli për “Green Pass”, burri u kap ne befasi kur policët i kerkuan”Green Pass”, ai shpiku një justifikim në vend: “E lashë në makinë, do ta marr”. Por sapo hypi në makinë ia mbathi. Sa keq që kishte lënë në lokal gruan dhe fëmijët në shoqërinë e policëve. Një tentativë padyshim e dështuar, ajo e një shtetasi afrikano-verior.

Siç tha Prima Mantova, burri ishte me gruan dhe dy fëmijët e tij – kur policia kërkoi t’u tregonte atyre “Green pass”. Në atë moment ai i gënjeu duke i thënë se e kishte harruar në makinë dhe ia mbathi.

Më vonë ai dërgoi një mikun e tij për t’i marrë familjen, por nuk mjaftoi, sepse policia e gjurmoi dhe e gjobiti.