“Ka shumë teka, na ka lodhur!” Fëmijët e lënë të moshuarën në harresë, ja cfare bën ajo..

254
0

Gazetarja nga Durrësi ka treguar rastin e një të moshuare për “Aldo Morning Show” se familjarët e kanë lënë në harresë sepse shprehen se janë të lodhur nga kërkesat e saj. Prej kësaj, e moshuara ka gjetur një zgjidhje duke paguar dikë që të kujdeset për të por ky veprim ka ndezur reagimet e të bijavve.

Dhurata: Një e moshuar, familjarët e saj nuk i përgjigjen fare. Janë afër me  shtëpi, por sipas tyre jemi lodhur se ka teka të shumta të cilat ne nuk mund t’ia ndjekim.

Aldo: Seriozisht?

Dhurata: Po, shumë seriozisht. Ndërkohë, çfarë ka bërë? Nga pensioni i saj ka mbledhur një shumë parash që ajo mendon që janë të mjaftueshme që të paguajë dikë dhe t’i gjendet në nevojë.

Aldo: Po mirë, pse jo?

Dhurata: Kur e kanë marrë vesh këtë gjë, janë lëshuar vajzat…

Aldo: Ama paske lekë ti.

Dhurata: Po, dhe kësaj i ka bërë shumë përshtypje dhe i ka thënë që “deri dje unë ju kam shërbyer, ju kam rritur dhe ju kam edukuar dhe tani që unë pata nevojë për ju, nuk m’u gjendët kështu që i kam marrë vetë masat e mia”.