A- Dua ta bëj ditëlindjen tek ai klubi i shtrenjtë me të gjithë shokët deri në të gdhirë dhe dua celularin më të shtrenjtë, që kur ta hedh në ujë të mos prishet.
B- Ka menduar yt atë për ty. Ta blen yt atë celularin dhe ta bën yt atë ditëlindjen. Veç ti kënaqu.
A- Dua euro të qeras të gjithë shokët në Dhërmi dhe të shkoj tek zona ” Vip” që të dukem bosi i grupit mes të gjithëve.
B- Ka menduar yt atë për ty. Ja ku i ke eurot dhe veç ti kënaqu.
A- Dua të iki jashtë dhe të blej veçse rroba firmato që të gjithë shokët të flasin veç për mua.
B- Ka menduar yt atë për ty. Merri eurot dhe shko. Veç ti kënaqu.
A- Dua të bëhem prokuror si ti dhe të bëj lekë që të jetoj në luks.
B- Ka menduar yt atë për ty. Ta blej unë diplomën te privati. Veç ti kënaqu.
A- Dua të bëj një festë në pishinë ku të derdhet leku lumë dhe unë t’i fshij djersët me euro.
B- Ka menduar yt atë për ty. Ja i ku i ke eurot. Veç ti kënaqu.
A- Dua të bëj kursin e patentës dhe dua makinë të shtrenjtë që kur të kaloj rrugës ta kthejnë kokën të gjithë.
B- Ka menduar yt atë për ty. Ta blej unë makinën. Ja ku i ke çelësat dhe dil e jepi me sa të kesh në kokë se policat i kemi shokë.