Policia e Vlorës gjithashtu është e angazhuar drejteperdrejte për ngjarjen që ndodhi në ambientet e Top Channel, ku rreth orës 01:00, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov ndaj godinës dhe si pasojë, humbi jetën roja e sigurisë.
Gazetarja e A2 CNN, Jerola Ziaj, tregon se arsyeja pse janë mobilizuar autoritetet në Vlorë është se mjeti me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ka lidhje me qytetin bregdetar.
“Operacioni në qytetin e Vlorës ka nisur që në orën 02:00, pasi mendohet se automjeti Range Rover, me të cilin kanë udhëtuar autorët e sulmit ndaj godinës së Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, ka lidhje me Vlorën. Policia po vëzhgon kamerat e sigurisë për të parë nëse ky automjet ka lëvizur në Vlorë ditën e sulmit”, tha gazetarja Jerola Ziaj.
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të kenë lidhje ose dijeni për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, goditjen me armë të “Top Channel”.
Policia ka djeni se automjeti që ka ndihmuar në largimin e autorëve nga vendi ngjarjes ka udhëtuar drejt Vlorës.
Dyshimet e Policisë së Vlorës janë shtuar edhe më tepër pasi pas ngjarjes në Tiranë, disa orë më vonë, policia ka konstatuar një automjet në kamerat e sigurisë që duket sikur ndalon në autostradë dhe hedh diçka në ferrat jashtë rrugës.
Policia e ka identifikuar automjetin dhe ka marr në pyetje disa drejtues automjetesh dhe persona të tjerë.