Ju ka bërë të qeshni me lot, rikthehet në Portokalli aktori i njohur i humorit

709
0

I njohur për rolet e tij të shumta si “Naqja”, “Xhixh Merimonga” etj, aktori Erand Sojli prej disa kohësh i ka munguar skenës shqiptare. Megjithëse ka nisur një jetë të re në Amerikë, ai do të kthehet për të punuar në Portokalli. Aktori ka bërë të ditur se çdo të dielë do të jetë pranë spektatorëve dhe publikut që e ndjek nga ekrani dhe shprehet i ekzaltuar për rinisjen e kësaj pune që i dhuron plot emocione.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm. Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist.”- u shpreh aktori gjatë një interviste për Top Channel.

“Jam shumë i emocionuar që kjo e diel do më gjejë si një e diel e shumë viteve përpara, me të njëjtat emocione dhe të njëjtin angazhim ndaj spektatorëve.”- përfundoi ai.