Ju bezdisin telefonatet nga kompanite e dyshekeve? Ja si te shpetoni nje here e mire

71
0

Të gjithë u ka ndodhur të marrin telefonata apo e-maile disa here ne jave nga kompani që shesin produkte ose shërbime të caktuara si dysheke apo tenxhere me presion.

Përveç kohës dhe shpeshtësisë së telefonatave qytetarët janë të shqetësuar dhe për mënyrën sesi këto biznese kanë gjetur numrin e tyre.

Për të shmangur bezdisje të tilla, do të krijohet një regjistër kombëtar, i menaxhuar nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, ku kushdo regjistron emrin se nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut.

“Numër pa pagesë. Kushdo që shkel këtë do të marrë gjoba”, u shpreh Besnik Dervishi, Komisioner për Mbrojtjen e të dhënave.

Regjistri do krijohet me ligj, i cili i është përcjellë deputeteve në kuvend.

Një tjetër ligj që po ndryshohet është dhe ai për mbrojtjen e të dhënave personale, që vendos rregulla më të rrepta dhe për kompanitë private.

“Do vendoset një person i posaçëm që merret me të dhënat në çdo kompani, shtetërore e private”, tha ai më tej.

Ndërkohë gjobat për ata që abuzojnë me të dhënat personale, propozohen të shkojnë deri ne 20 miliard lekë.