Gjyq i pazakontë në Kuçovë! SPAK Therret gjithë fshatin te deshmoje: Kush jua korr grurin?

84
0

Banorët e fshatit Kozare të Kuçovës kanë përfunduar në gjykatën e posaçme.

Është kjo historia e pazakonte e një procesi gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në lidhje me një proces ndaj një subjekti të OFL ( operacionit forca e ligjit ) .

SPAK  ka kërkuar konfiskimin e pasurisë së Bektash Shtëpënjës pasi djali i tij rezulton i dënuar në Itali për shfrytëzim pros titucioni.

Për të justifikuar 2 shtëpitë një garazhd dhe një automjet si dëshmitarë janë thirrur 240 fermerë të fshatit Kozare në Kuçovë, rreth 120 janë pyetur deri tani. Fshatarët kanë dëshmuar se pagesën Bektashit  për korrjen e grurit dhe të mbjellat ja jepnin në dore. Ditën e sotme do të pyeten 20 dëshmitarë.

Gjyakata e pyeti njërin nga fshatarët: Kush ta korr grurin?

Bektashi na i korr prej 1991  dhe këtë vit na i la rritur korrjen e gruriz se është rritur nafta”, tha dëshmitari.