Jeton në një banesë të vogël me qira, kengetarja e njohur tregon pse nuk blen shtepi

2199
0

Këngëtarja shqiptare Rozana Radi bën një jetë modeste dhe i siguron vetë të ardhurat që i duhen për të përballuar jetesën.

Ajo se fundmi ka zbuluar për ndjekesit e saj një pjesë të shtëpise, duke shpjeguar pse ka vendosur që të jetoje me qira.

Përmes nje postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se lekët e shtëpisë vendosi që t’i investonte tek biznesi i saj.

“Unë e dua shumë shtëpine! (më shume më pëlqen të qëndroj në shtëpi se sa të dal mbrëmjeve) Jetoj në një shtëpi të vogël ( me qira ) pranë motres time . Do thoni ju pse se ke blerë një shtëpi? Kam menduar të invesoj paratë që do blija shtëpinë në biznesin tim, por kjo nuk do të thotë që duke qenë se jam me qera mos të kem ambjentin tim që më qetëson.

Kur hapa biznesin dhe pasi e kuruam me detaje vendosëm të zgjidhnim abazhurët . Ju them me 100 % që ambjenti pervec dritës mori një sharm tjetër. Sot jam e bindur kur them: Sido që të jetë shtëpia juja po zgjodhet abazhurët e duhur e keni zgjidhur bukurinë e saj”, ka shkruar këngëtarja Rozana Radi.