‘Jemi gati të hapim negociatat per..’! Varhelyi jep lajmin e mire per Shqiperine nga Brukseli..

273
0

Kryeministri Edi Rama dhe Oliver Varhelyi Komisioneri i Zgjerimit për BE-në kanë zhvilluar një takim në kuadër të takimit samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi thotë se BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, për kapitujt e parë në kuadër të një Konference Ndërqeveritare këtë vit. Varhelyi shpreh në statusin e tij se BE është gati të hapi negociatat me Shqipërinë.

“Në margjinat e Samitit BE-BP u diskutua hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së me Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa përfunduam ushtrimin e “screening”, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkruan Varhelyi në rrjetet sociale.