“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

311
0

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, kanë ndjekur paraditen e sotme nga afër ambientet e shkollës. Ai po kështu ka takuar mësuesit dhe nxënësit, ku nuk kanë munguar edhe fotot në shenjë kujtimi.

Kreu i qeverisë nuk ka kursyer as batutat me drejtoreshën e shkollës, për të cilën u shpreh: “Je një shtrigë ti, të ka dalë nami gjithandej që je shtrig”.

Minuta 13:13

Për drejtoreshën e shkollës ka pasur edhe një moment të sikletshëm

Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?

Mësuesja tregon nga drejtoresha

Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf.

Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa.

Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje.

Drejtoresha: Nuk ka problem.

Rama: Je një shtrigë, e di si e ke namin si shtrigë apo jo. Të ka dalë nami gjithandej.