Moti për javën në vijim, sinoptikani jep lajmin e mire: Ja çfarë pritet nga e mërkura..

352
0

Dita e hënë dhe e martë do të karakterizohen nga vranësira të shpeshta prezente. Më të dukshme ato do të jenë në zonat veriore dhe qendrore.

SIpas parashikimeve te motit, Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh se ato do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu, por këto do të jenë afatshkurtra dhe jo problematike. Tjetër panoramë në jug të vendit që do të dominohet nga moti i qëndrueshëm.

“Dita e sotme dhe nesër për vendin tonë pritet të kenë vranësirat e shpeshta prezente. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu. Do të jenë krejt afatshkurtra, nuk do të jenë problematike. Ndërsa pjesa tjetër, jugu, pritet të jetë kryesisht në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë intervale me kthjellime dhe me kalime vranësirash”, u shpreh sinoptikani Osmani.

Nga e mërkura do të ketë një përmirësim të motit.  

“Nga dita e mërkurë presim një përmirësim të dukshëm të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi zonat bregdetare intervale të gjata me kthjellime ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave që më të dukshme pritet të jenë gjatë ditës së enjtes duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu në zonat juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm”, tha sinoptikani.

Të premten pritet që të ketë kthjellime më së shumti në bregdet. Temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius të martën. Më pas do të vijojë rritja graduale. Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh se temperaturat do të jenë mjaft komode si për ata që duan të frekuentojnë plazhin, por edhe për ata që duan temperatura më të freskëta, pasi do të kenë zonat malore.

“Kështu që ata që duan të shfrytëzojnë plazhin do të kenë temperatura mjaft komode, ata që duan të kenë temperatura më të freskëta do të kenë zonat malore”, tha ai.