E rendë në Itali, i riu shqiptar përplaset me motor, ndërron jetë në vend

389
0

Një 34-vjeçar me origjine shqiptare është përplasur për vdekje teksa udhëtonte me motoçikletën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në provincën Rosignano të Livornos në Itali, ku raportohet se i riu është përplasur nga një mjet tip “Audi Q3” dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë.

Goditja rezultoi fatale për 34-vjeçarin Francesco Zhuta, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ai u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ndaloi shoferin e makinës, një 57-vjeçar, si dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, që rezultoi fatal për të riun shqiptar, njoftojnë mediat italiane.