‘Janë 4 televizione të interesuara’, Altin Basha flet për lajmin e largimit të Portokallise nga TCH

550
0

Sot u përfol në media se spektakli i humorit “Portokalli” nuk do te transmetohet më në Top Channel dhe se do të transferohet në Abc News me titull “Mandarina”. Zërat nisën pasi regjisori i “Portokallisë”, Altin Basha u pa në ambientet e Abc News. 

Pas këtyre zerave, regjizori Basha reagoi në një intervistë për “Panorama plus”, ku tregoi se oferta ka patur nga televizionet e tjera, por “Portokallia” do të vazhdojë në Top Channel.

“E vërteta është se kam shkuar në ABC News për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me ABCNews për shkak të thashethemeve që janë përhapur. Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Thjesht për shkakun që jemi fiksuar me Top-Channel, s’kemi patur interes për ofertat e tjera. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë. Kjo nuk do të thotë asgjë, është një proces normal”, është shprehur Basha.