Jam shumë i gëzuar që një kriminel si Bojken Lako mori dënimin e merituar. Gjithmonë kam pasur dyshime për atë njeri. A e dini ju, që..

1566
0

Më dukej se ai këngën e përdor për qëllime joartistike. Shikoni dhe flokët i ka me ngjyrë, për të fshehur flokët e vërtetë. Për të gjithë ata që mbrojnë Bojken Lako, unë u them: a e dini ju, se sa poshtë na ka ulur ai në klasifikimin botëror të dritareve pa leje? Ju vjen keq më shumë për Bojkenin se sa për renditjen e Shqipërisë?

Njerëz të tillë i nxjerrin namin e keq mëmëdheut. A e dini ju sa turistë janë tërhequr nga ardhja këtu vetëm nga ky akt? As unë. Ama, ky është dëm ekonomik. Por një gjë që nuk keni kuptuar ju, është dhe një fakt i tmerrshmëm, që fshihet pas këtij gjesti, në dukje i pafajshëm.

A e dini ju, që nga gjesti i këtij këngëtarit do humbi kuptimi i nocionit “me pamje nga deti”? Tani do thuhet: “Me pamje nga Bojkeni”.
P.S. Për njerëzit me aftësi të kufizuara në fushën e leximit, kjo ishte një përtallje gjigante me drejtësinë dhe pritshmëritë tona. Erion Kristo