Skip to content

“Jam e privilegjuar”/ Pedagogia Iris Luarasi merr Postin e Rëndësishëm: Jam zgjedhur Presidente..

    Pedagogia e njohur Iris Luarasi pak më parë ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se ka marrë postin e rëndësishëm atë të Presidentes së GREVIO.

    “Sot jam zgjedhur Presidente e GREVIO, pranë Këshillit të Evropës.

    Është një nder i madh dhe natyrisht një përgjegjësi e madhe, veçanërisht kur jam përkrah njerëzsve shumë të ngritur si Madam Acar dhe Madam Naudi. Falënderoj të gjithë anëtarët e GREVIO-s që besojnë tek unë dhe jam e sigurt që me një Sekretariat kaq të aftë do të bëjmë një punë shumë të mirë.

    Pra e privilegjuar për të mësuar nga më të mirët”, shkruan Iris Luarasi