‘Ruhet deri në 6 muaj në temperaturë -2 gradë’ Ja sa kushton vaksina e Covid-19 e AstraZeneca

797
0

Shumë vende janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po rritet çdo ditë e më shumë.

AstraZeneca është një ndër firmat që po bashkëpunon me Oksfordin për vaksinën që është 90% efektive dhe do të kushtojë vetëm 3 euro. Kjo vaksinë ndryshe nga të tjerat do të ruhet deri në 6 muaj në temperaturë -2 gradë.

Dr. Soumya Swaminathan, shkencëtari kryesor i OBSH-së, tha se avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer.

“Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën. Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Swaminathan.

Ndërkohë pritet që kjo vaksinë sapo të marrë aprovimin do të të finalizojë prodhimin e 3 miliardë dozave.