Skip to content

Ja sa ka ndryshuar Fatos Nano (Foto)

    Deputeti socialist Lefter Koka ka shpërndarë në facebook një foto krahë për krahë ish-kryeministrit Fatos Nano.

    Krahas fotos Koka shprehet se miqtë e vërtet janë si vera e vjetër, ata nuk të lodhin kurrë.

    Ajo që vihet re në foton e publikuar është ndryshimi drastik në pamjen e  ish-kryeministrit, i cili shfaqet më i mbushur se zakonisht, si dhe me mjekër e flokë të thinjur.

    Me poshte shihni foton e Fatos Nanos.

    Postimi i plotë:

    Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë!

    Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur.

    E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik.