“Ja kur duhet të shqetësoheni!” Skender Brataj tregon një tjetër shenjë te Covidit

1558
0

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tregon se koronavirusi po azhdon të krijojë mutacionet e veta, por për fatin e mirë ato deri tani nuk janë më agresive.

Gjatë një trajnimi për mjekët dhe infermierët për përballimin e urgjencave,  mënyrat e trajtimit sipas formës së sëmundjes, medikamentet e përdorura, udhëzuesin dhe principet e trajtimit tek fëmijët për përballjen me virusin e rrezikshëm, Brataj ka treguar edhe për shenja të tjera që koronavirusi mund të prekë njerëzit.

“Ndryshimet janë jo vetëm në membranën sa i përket proteinës, por edhe enzima që bën aktivizimin e proteinës, në membranën ku kapet Covid. Ka lëshuar mutacione më të ngadalta. Është fakt pozitiv”, tha Brataj.

Sipas tij, komplikacionet më të mëdha virusi i shkakton tek mushkëritë, por nuk është se nuk kap edhe organe të tjera të trupit.

“Kap çdo organ, nuk është thjesht i mushkërive. Shenjat e simptomat tipike janë kollë temperaturë, dhimbje koke, fyti, vështirësi në frymëmarrje, por këto të gjitha nuk shfaqen njëherësh, do shfaqen hap pas hapi. Tipike është dhimbja e kokës, dhimbje të forta koke që kam parë edhe vetë në pacientë të ndryshëm që referojnë se dhimbja është në vijimësi dhe është tipike e këtij virusi, – vijoi ai. -Po ashtu humbja e shijes dhe nuhatjes që për fat të mirë korrespondon në format e lehta më shumë i përhapur. Shenjat e tjera, janë bashkëshoqëruese. 3-5 ditët e para, pacienti nëse e ka formë të lehtë, do ndryshojë. Nëse do vijojë pas javës së parë ashpërsimi i simptomave të jeni të sigurt që do përkeqësohet. 7-14 ditët e para është kyçi i suksesit të monitorimit dhe trajtimit të pacientit”.

Brataj ka treguar se çdo njeri  që dyshon se është i prekur nga Covid 19, duhet të vlerësojë edhe ngjyrën e lëkurës në disa pjesë të trupit të tij.

“Ekzaminimi objektiv nga koka te këmbët na thotë shumë, ngjyra e lëkurës, e buzëve, qafa, na tregojnë, dëgjimi i pulmoneve, majat dhe bazën, ka zhurma respiratore, të gjitha na thonë diçka. Nëse dëgjojmë fishkëllima janë akoma te bronket, – shtoi ai. – Me këtë sëmundje që jemi, sot triazhi është thelbësor dhe te pacienti që dyshohet, se jo çdo dhimbje e kollë është Covid. Do e orientojmë të izolohet se është i dyshuar”.

Brataj tha se është e rëndësishme që pacientët të mos qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë. “Qëndrimi shtirë është faktor favorizues më shumë për gjendjen me koronavirus, sado në moshë të jeni këshillollohet  të lëvizni e mos rrinë shtrirë 24 orë”.

Forma e lehtë e virusit sipas tij, karakterizohet nga shenja të lehta, e “në këto momente nuk këshillohet të bëhet imazheri, pas  5 ditësh i këshilloj njerëzit të bëjnë analizat e gjakut, ato janë tregues”.

Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, me rëndësi për mjekun është të kuptojë çfarë pacienti ka përballë, dhe si e përballon nga ana emocionale lajmin për prekjen nga koronavirusi, apo faktin që mund të ketë vështirësi në  frymëmarrje.