Ja disa punë me rroga marramendëse, që nuk i dinit se ekzistonin!

4211
0

Kush tha se puna ështe e mërzitshme? Ka një numër të lartë të punëve argëtuese dhe unike për të mbështetur të gjitha llojet e interesave dhe kënaqësive. Dhe pagat për këto vende shpesh përputhen, ose edhe i tejkalojnë, pagat e korporatave. Më poshtë ju rendisim disa punë argëtuese, por me rroga tepër të kënaqshme.

Krijues i fjalëkryqeve! A keni përfunduar ndonjëherë një fjalëkryq dhe menduat që mund të krijoni një të mirë? E pra pse nuk e provoni? Me pagesa deri në 1,000 dollarë për secilin krijim, ju mund të shtoni në llogarinë tuaj të ardhura të konsiderueshme çdo muaj.

Me një pagë mesatare prej 43 mijë dollarë në vit, një ‘fotograf i mirë i ushqimit’’ mund të fitojë të ardhura marramendëse, për këdo që ka pasion këtë sektor. Ju mund ta gjeni veten duke punuar për një revistë ushqimi apo edhe për një prodhues të ushqimit, në sektorin e paketimit apo fushatave reklamuese. Kush tha se të gjitha ato fotografi në ‘Instagram’ të ushqimeve me pamje  shumë tërheqëse janë një humbje kohe?

‘’Ice Cream Taster’’ një botë ku paguhet për të ngrënë akullore. Kjo botë ekziston dhe për disa njerëz, dhe kjo është karriera e tyre. Me një pagë deri në 100 mijë dollarë në vit, shijimi i akullores, nuk ka qenë kurrë kaq e mirë. Përveç vlerësimit të akullores në bazë të ngjyrës, aromës dhe cilësisë, testuesit janë  përgjegjës edhe për zhvillimin e shijeve të reja.

Keni dëshirë për të luajtur video lojra? Atëherë, kjo është puna ideale për të gjithë të apasionuarit pas tyre. Me një pagë mesatare prej 50 mijë dollarë, për të luajtur lojrat më të fundit dhe për të dhënë vlerësimin tuaj në bazë të nivelit të tyre të vështirësisë, faktorit argëtues dhe kërkesave të moshës, jo vetëm që do të merrni një rrogë të majme, por do të merrni edhe kopje paraprake të lojrave për t’i testuar ato, si dhe shumicën e lojrave kompanitë ju lejojnë t’i mbani.

Nëse keni një zë të qartë dhe të kënaqshëm, atëherë mund të keni një karrierë të madhe. Opsionet për këtë rol përfshijnë leximin e karaktereve për filmat e animuar, njoftimet e bëra në radio si dhe regjistrimin e librave audio.

Dhe së fundmi, një nga  opsionet më interesante, është ajo e kujdestarit privat të një ishulli. Duhet që të kaloni gjashtë muaj në një ishull tropikal, për t’u kujdesur për të, si dhe për ta reklamuar atë në rrjetet sociale, në mënyrë për të rritur turizmin. Pagat për këtë punë fillojnë nga 150 mijë dollarë në muaj.

Elefteria Zguri/ SCAN