Ja çfarë është zbuluar nën këtë liqen në Turqi, vetëm tri metra thellë dhe 50 metër larg nga bregut

428
0

Në Turqi, një ekip arkeologësh nga universiteti i Bursës Uludag ka bërë një zbulim interesant. Liqeni Iznik është vendi ku në tre metra thellësi dhe 50 larg nga bregu është zbuluar e zhytur një bazilikë kristiane e stilit bizantin.

Arkeologët kanë zbuluar se tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740. Ekzistenca e kësaj bazilike është pikasur në vitin 2014 falë fotografive ajrore dhe vetëm tani arkeologët po zbulojnë sekretet e saj.

Të dhënat e para sugjerojnë se është ndërtuar për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin 303.

Arkeologët mendojnë se ky zbulim mund të jetë prologu i diҫkaje më befasuese. Ka indikacione që sugjerojnë se bazilika është ndërtuar mbi një tempull romak të ndërtuar për nder të Apollonit, mbetjet e të cilit mund të gjenden poshtë kishës në fjalë.