Iu thyen 30 kavanoza mjaltë në shesh, Kryeministri shqiptar ben veprimin e madh per shitesin

776
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Atje ekziston edhe një kënd ku prodhuesit vendorë shesin perime dhe gjëra të tjera ushqimore.

Ama diçka e dhimbshme për njërin prej këtyre prodhuesve ndodhi sot. Era e fortë ka rrëzuar të gjithë kavanozat e mjaltit, duke i thyer ato. Për këtë shitës të mjaltit, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore

Zyra e Kryeministrit për dëmin që iu shkaktua shitësit të mjaltit nga era e fortë në Prishtinë, të cilit iu thyen 30 kavanoza.

Raportohet nga mediat në Kosovë se zyra e Kryeministrit ka marrë të dhënat e personit në fjalë dhe në procedura normale përmes linjave të caktuara buxhetore kryeministri Ramush Haradinaj e nënshkroi vendimin për kompensim.