Po kërkonte shtëpinë e shokut, djali nuk u beson syve çfarë sheh në Google Maps

619
0

Google Maps vazhdon të na befasojë me filmimet e tij të çuditshme përgjatë rrugëve anembanë botës. kësaj here ndodhemi nëpër rrugët e Oregonit, SHBA, ku një grua e cila në pamje të parë duket normale ka befasuar djalin që po kërkonte rrugën që shfaqet në hartë, përkatësisht po kërkonte lokacionin e shtëpisë së një miku të tij.

I riu paqë në rrugë ishte një grua me triko portokalli dhe xhinse, kur papritur sapo kalon cepin gruaja zhduket.

I habitur me këtë fakt, djali vendosi kursorin më tej dhe pa që ajo ishte përplasur me shtyllën dhe ishte rrëzuar rrafsh me tokën.

Në fillim ju mund të shihni të njëjtën grua që ecën normal por vetëm pak blloqe më tutje do e gjeni përtokë.

Këto pamje kanë gjeneruar mijëra të qeshura nëpër rrjetet sociale, por ne e dimë që nuk është gjë e mirë që tallesh me një person që pëson aksident të tillë, gjithashtu dimë që duhet parë ku hedh këmbën.

Mos harroni, Google Maps, ka kapur plot momente qesharake, nëse gjeni ndonjë teksa kërkoni ndonjë destinacion mos hezitoni ta ndani me ne.