Iu fut politikës, Ardit Gjebrea ka një këshillë të çmuar për Erion Isain

867
0

Aktori Erion Isai nga votimet e 30 Qershorit mori drejtimin e Bashkisë së Kolonjës. Me këtë angazhim ai nuk do të jetë pjesë e televizionit në sezonin e ri duke dhënë dorëheqjen nga rubrika “B.E Coffee” në emisionin “E diela shqiptare” në Klan.

Ditën e sotme përmes një kolazhi fotosh ai ka bërë një sërë falenderimesh për ata që sipas tij i kanë qëndrur pranë dhe e kanë ndihmuar në rrugën e tij artistike dhe profesionale.

“Faleminderit që më ndriçuat!  Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!,”-përfundon Isai.

Por duket se ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është përgjigjia apo këshilla që moderatori Ardit Gjebrea ka për të.

Ndër të tjera Gjerbrea vë theksin që aktori të mos ofendojë publikisht persona me të cilët në të ardhmen mund të bashkëpunojë.

“I dashur Erion Isai jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse pisllëku nuk do jetë më i tij, por i yti!,”-ka përfunduar Gjebrea në rrjetë sociale