Mjekët italianë publikojnë trajtimin e Covid në kushte shtëpie

1644
0

Virologët e spitalit San Martinos ne Genova te Italise të udhëhequr nga mjeku Matteo Bassetti, kanë zhvilluar një skemë që është në të gjithë komponentët e thjeshtë, por sipas tyre, efektive.

Mjeku Bassetti thotë se ky protokoll mjekimi mund të përbëjë një model të përbashkët për të gjithë mjekët e mjekësisë së përgjithshme, ose mjekët e familjes, të cilët tani janë më shumë të ngarkuar  edhe sesa në pranverën e kaluar dhe po trajtojnë shumë pacientë me covid.

Sipas profesor Bassettit, ky protokoll, së bashku me këshillimin në distancë për sëmundjet infektive, do të ndihmojë mjekët të menaxhojnë pacientët në shtëpi duke shmangur shtrimin në spital kur është e mundur”.

Por, gjithashtu edhe një mënyrë, që vetë pacientët, të ndihen më pak të mbingarkuar nga shumë emocione dhe gjendje ankthi, të shkaktuara nga moria e lajmeve apo edhe pyetje të tipit “A po më mjekon mirë mjeku im?”

Dr. Matteo Bassetti publikoi përmbledhje të detajuar të protokollit anti-covid për personat që kurohen në shtëpi. Ky material u publikua edhe nga agjencia zyrtare e lajmeve në Itali, Ansa.

Ja, përmbledhja e protokollit anti-kovid të personat që kurohen në shtëpi.

-Rastet asimptomatike: nuk parashikohet terapi.

-Rastet me simptoma të lehta (temperaturë jo më e lartë se 38 ° C dhe / ose simptoma të lehta të frymëmarrjes)

Përdorni paracetamol, ibuprofen ose acid acetilsalicilik nëse nuk keni kundërindikacione.

-Rastet me simptoma të moderuara (temperaturë e vazhdueshme > 38.5 ° C për 96 orë, pra 4 ditë me kollë dhe frymëmarrje të sforcuar, por niveli i oksigjenit në gjendje qetësie të jetë ≥ 93% ose ≥ 90% në pacientët me sëmundje kronike të mushkërive)

-Përdorni paracetamol, ibuprofen ose acid acetilsalicilik nëse nuk keni kundërindikacione.

-Heparinë nëse mosha është > 60 vjeç, me lëvizshmëri të ulët ose praninë e faktorëve të tjerë të rrezikut.

– Terapia me antibiotikë që vlerësohet rast pas rasti në bazë të funksionit të mushkërive (të mos fillojë me shfaqjet e para të simptomave, por në rast dyshimi të superinfektimit bakterial).

-Kortizoni sugjerohet vetëm pas 5-7 ditësh nga shfaqja e simptomave (për t’u shmangur tek ata që nuk shfaqin shenja të dëmtimit të frymëmarrjes).