Italian që bëri 1 javë dasmë në Vlorë dhe iku pa paguar, ja cfare ka bere ai se fundmi

584
0

Dhëndëri italian i cili bëri dasmë në Vlorë dhe iku pa paguar shpenzimet që i takonin, është bërë më në fund “i gjallë”.

Ai organizoi dasmën me qindra të ftuar në nje hotel në Vlorë disa ditë më parë, dhe në fund u largua pa paguar, pasi mashtroi pronarin me një çek të falsifikuar.

Por sot gazetari Enrik Mehmeti shkruan se italiani ka dërguar 500 eurot e para pronarit të biznesit në Vlorë, pas publikimit të lajmeve në mediet shqiptare. Mesa duket dhëndri, i cili u martua me vajzë shqiptare u pendua për gjestin e tij dhe ka dërguar një shumë të vogël në krahasim me atë që i takon në total.

“Dhëndri Italian, pas postimit ,dërgoi 500 eurot e para nga detyrimi total i cili është rreth 5000 euro”, ai në Facebook.