Flet turisti që u perball me dy himariotët: Ja cfare ndodhi

467
0

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një video nga qyteti i Himares ku duken dy djem të rinj shqiptarë, të cilët perballen me një turist .

Sipas JOQ turisti në fjalë quhet Lulu, merret me hitchhiking (autostop) dhe ndodhet në Shqipëri për të eksploruar vende të reja, por që u përball me një situatë të papritur.

Gjatë ndalesës së tij në Himarë dy shqiptarët në video tentuan t’i shisnin turistit ma rijuanë, por kur ky i fundit i refuzoi ata e sulmuan.

Lulu shprehet se fatmirësisht është mirë tani, por që me situata të tilla është përballur edhe më parë vende të tjera që ka vizituar. Ndërkohë Lulu ka vizituar disa vende në Shqipëri dhe ka mbetur shumë i kënaqur ndërsa ka mësuar edhe disa fjalë shqip.

Ai është shprehur se: “Donin të më shisnin mar ijuanë, por nuk pranova”