Italia zbut masat anti-Covid per lëvizjen e qytetarëve

225
0

Itali/ Partitë politike në pushtet janë pajtuar diten e hënë për shkurtimin e orës policore nga 10 në 11 të natës, si dhe për zbutjen e masave të tjera kufizuese ndaj COVID-19 në rajonet me shkallë të ulët të infeksioneve.

Duke folur pas një takimi, këshilltarët shëndetësorë në qeverinë e kryeministrit Mario Draghi dhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës kanë bërë të ditur se në zonat me më pak të infektuar ora policore që nga 7 qershori do të nisë në mesnatë, ndërsa do të shfuqizohet tërësisht nga 21 qershori.

Italia, vend që ka shkallën e dytë më të lartë të të humbjeve te jeteve nga COVID-19 në Evropë, ka filluar zbutjen graduale të kufizimeve për veprimtaritë ekonomike dhe lëvizjen e qytetarëve, pas rënies së shkallës së jeteve te humbura dhe rasteve te reja si rrjedhojë e vaksinimit të përherë e më shumë qytetarëve.

Deri të hënën më shumë se 8.6 milionë italianë apo 14.5 për qind e mbarë popullatës kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, përderisa më shumë se 30 për qind syresh janë vaksinuar me vetëm një dozë.