ITALIA ZBRET SHQIPET ME KËMBMBË NË TOKË/ Kuqezinjtë e nisin me gol por festa nuk zgjati shumë..

638
0

Ishte padyshim një ndeshje magjike ajo që sapo u mbyll në Dortmund mes Shqipërisë dhe Italisë, që ishte dhe ndeshja e parë në “EURO 2024”.

Nedim Bajrami ka shënuar që në minutën e parë të lojës, duke çuar shifrat në 0-1 ndaj Italisë. VIDEO GOLI

Mesfushori i Kombëtares shqiptare hyri kështu në librat e historisë të Kampionateve Europiane, duke shënuar golin më të shpejtë në këtë kompeticion.

Mesfushorit 25-vjeçar iu deshën vetëm 22 sekonda për të ndëshkuar “Azzurrit”, duke vendosur kështu një rekord që do të mbahet mend gjatë.

Por festa e kuqezinjve zgjati pak. Me një kundërsulm Bastoni do të vendoste barazpeshën pas 10 minutash.

Dhe 6 minuta më vonë Italia do të shënonte edhe golin e avantazhit me Barrelën, duke mbetur i pandryshuar deri në përfundim të ndeshjes.