Skip to content

Italia ne ditet me te veshtira, situate alarmante pas te shifrave te fundit. Ja numri i te prekurve

    16 Mars 2020 – Në Itali 24 orët e fundit janë infektuar edhe 3233 persona, kurse kanë humbur jetën 349 vetë.

    Autoritetet italiane publikuan para pak çastesh situatën e 24 orëve të fundit në këtë vend për pasojat e infektimit me koronavirus.

    Të dhënat e fundit tregojnë se ka shkuar në 27980 numri i përgjithshëm i personave të prekur.

    Ndërsa ka arritur në 2158 shifra totale e të vdekurve.

    Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve janë shëruar 2749 njerëz.