A merret koronavirusi nga ushqimet, nga buka apo në ashensor? Ja si pergjigjet mjeku

911
0

Mjeku Pëllumb Pipero thotë se koronavirusi nuk transmetohet në rrugë gastrointestinale, por nëpërmjet spërklave të pështymës.

I pyetur nga Eni Vasili nëse koronavirusi merret nëpërmjet produkteve të hapura të bulmetit, Pipero e mohoi. “Ky virus nuk transmetohet në rrugë gastrointestinale. Deri tani nuk ka prova, edhe mundet por nuk ka prova”, u shpreh mjeku.

Ndërkohë, i pyetur më tej nëse virusi qëndron në tokë apo në asfalt, Pipero u shpreh “Jeton nga 3 orë deri në disa ditë. Shpërndahet me spërkla, jo nëpërmejt objekteve”, tha ai, ndërsa për radhët në markete për të marrë ushqime shtoi “ Do këshilloja qytetarët t’i ndalojnë vatjten në dyqanet me grumbuj njerëzish. Të respektohet distanca tre metra si në Itali.”

Gjithashtu, mjeku Pëllumb Pipero u shpreh se edhe nga buka virusi nuk transmetohet, apo dhe nga përdorimi i ashensorit. Por sipas tij nëse butonat e ashensorit janë prekur nga një person me koronavirus, atëherë infeksioni transmetohet.

“Ndonjëherë mjafton dhe një prekje dhe transmetohet. Edhe nëse rri në dhomë më një të infektuar transmetohet. Ka studime që dëshmojnë se covid-19 qëndron në ajër.

Nga përdorimi i ashensorit nuk transmetohet, por nëse butonat janë prekur nga një person me koronavirus, edhe mundet. Prandaj them lani duart shpesh. Pas çdo gjëje që prekni lani duart”, u shpreh mjeku.

A shpërndahet në përmjet ajrit?

-Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Covid-19 është një virus me peshë molekulare shumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës.

Po ata që kanë bërë bypass, a janë më të rrezikuar?

-Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangi kontaktet direkte me personat e infektuar- tha Pipero.