Skip to content

Italia hap kufijtë me 3 qershor, Kryeministri nxjerr dekretin: Ja në cilat shtete mund të udhëtohet

    Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka zbardhur detajet të dekretit të fundit me masa urgjente në përballimin e pandemisë.

    Nga data 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.

    Nuk do të ketë asnjë limit në hyrje daljet nga Italia si në kufij tokësor ajror e detar

    1- me vendet anëtare të BE-së

    2 – me vendet e zonës Schengen

    3- me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut

    4- me Andorrën dhe Principatën e Monakos

    5- me Republika e San Marini e Vatikan