Italia ashpërson rregullat për shqiptarët, Ministria për Diaporën ben njoftimin per qytetarët: Çfarë duhet të dini

2347
0

Ministria për Europën njoftoi diten e sotme se Italia ka ndryshuar regullat për të gjithë shtetasit që hyjnë në këtë vend, mes tyre edhe shqiptarët.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ajo tregon se çfarë duhet të kenë parasysh përpara se të udhëtojnë drejt vendit fqinj. Ndër të tjera qytetarëve iu duhet një tampon negativ dhe 10 ditë karantinë sapo të mbrijnë atje transmeton shqiptari.net.

Njoftim i Ministrise:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Italia ka vendosur rregulla të reja për hyrjen në vend, të vlefshme deri më 30 prill 2021.

Shqiptarët që udhëtojnë drejt Italisë janë të detyruar të kenë me vete gjatë udhëtimit një test (tampon) molekular ose antigjenik negativ për Covid-19, të kryer të paktën 48 orë para hyrjes në Itali.

Pas hyrjes në Itali, udhëtarët kanë detyrimin e 10 ditëve karantinë. Në përfundim të ditëve të karantinës, ata duhet të kryejnë sërish tamponin.

Gjithashtu, personave të cilët udhëtojnë për në Itali u kërkohet të plotësojnë një formular të posaçëm të lokalizimit të tyre, në format dixhital, përpara se të hyjnë në territorin italian. Për më shumë detaje, ftojmë të përditësoheni në linkun e mëposhtëm https://bit.ly/32utmgM.