Flet i ati i Rudolf Nikolles: Djali në depresion

535
0

Babai i Rudolf Nikollës u shpreh në një intervistë për News 24  se vetë është katolik, por gruan e kishte myslimane dhe djalin nuk e kishte penguar që shkonte në xhami.

“Unë vetë jam katolik. Një hoxhë që rrinte këtu i merrte kalamajtë që të vegjël. Filloi çuni duke u falur me myslimanizmin. Pavarësisht se jam katolik unë myslimanët i respektoj se gruan myslimane e kam” tha ai. I ati shprehet se lajmin e mësoi nga TV.

“E mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar, nuk di çfarë them, është një nga fëmijët më të mirë mrekullueshëm të mitë, kam 4 çuna dhe dy goca”.

Babai i 34 vjecarit deklaron se djalin e ka të sëmurë dhe se vuan nga shëndeti mendor. Kriza shëndetësore, vijon më tej i ati, e preku pasi u largua disa muaj për në Maqedoni dhe kur u kthye nga vendi fqinj nuk ishte më si më parë.

“Djali iku në Maqedoni, nuk e di cfarë i futën ndonjë çaj, ndonjë gjë, kaloi në depresion, që përpara vitit të ri. I thashë pijë ilaçet, por nuk i pinte. Ai nuk është mirë me shëndetin. Nga viti i ri dhe deri tani shkoi 5 herë në spital. Nuk ma merrte mendja se do ta bënte këtë gjë në vend të shenjtë. U në e kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj”.

Gjatë intervistës i ati zbuloi se djali, kishte kaluar së fundmi edhe koronavirusin. “E kaloi COVID-in me shumë stres, më ka ngarkuar kaq shumë”.