Itali/ Zbulohet një variant i ri shqetësues i Covid-19

428
0

Një tjeter mutacion i koronavirusit eshte zbuluar në Novara të Italisë. Ky variant duket të jetë një kombinim i varianteve të reja dhe atyre të njohura që nga fillimi i vitit të kaluar.

“Ky mutacion përfshin karakteristikat e varianteve angleze dhe nigeriane, plus katër mutacione deri më tani të reja”.

Këto janë fjalët e virologut të Università degli Studi di Milano-Bicocca, Francesco Broccolo, në një prononcim dhënë për agjencinë e lajmeve Adnkronos.

Dr. Broccolo tha se pacientja që u zbulua të kishte këtë mutacion, është mirë dhe gjendet në karantinë”.

Duke komentuar zbulimin e bërë tek gruaja banore në Novara, mjeku tha se “është identifikuar një mutacion shumë i rrallë”.

Ky lloj mutacioni mund të ndryshojë efikasitetin e vaksinave, megjithatë ende mbetet për t’u parë.

Por një gjë është e sigurt: ky mutacion duhet të merret seriozisht”, ka thënë Broccolo.