‘Harrojeni’ pranverën, reshje shiu intensive dhe stuhi dëbore, ja cfare pritet ne fundjave

390
0

Edhe pse zyrtrarisht pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit, me reshje shiu dhe dëbore me intensitet, në veri dhe në jug të vendit.

Dita e Shtunë (sot) nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stuhive të dëborës.

E njejta situatë vazhdon edhe ditën e Diel, pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta, do ketë reshje shiu me itensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.



Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndrësa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër.