Itali/ Vritet me thikë në fyt 38-vjeçarja shqiptare në rrethana misterioze, çfarë panë dëshmitarët

176
0

Në ngjarje shumë e rëndë është shënuar në Itali. Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e vdekur pasditen e së mërkurës në banesën e saj në Scaldasole, një fshat në provincën e Pavias. Viktima quhet Anila Ruci. Siç raportojnë mediat italiane, 38-vjeçarja u vra me thikë në fyt.

Ajo jetonte prej rreth një viti banesën ku u gjet e vdekur. Me të jetonte edhe Osman Bilyhu, një i ri, të cilin gruaja ia kishte prezantuar fqinjëve dhe miqve si vëllain e vet. Edhe ai ka mbetur i plagosur, por është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri tani rrethanat e kësaj ngjarje janë misterioze.

Alarmin për ngjarjen fillimisht e ngriti estetistja e Rucit, pasi kjo e fundit kishte një takim.